Tri vajza shpëtojnë mrekullisht pas përplasjes së një gome kamioni në një supermarket në Prishtinë

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmë në një supermarket të një lagjeje në kryeqytet, ku tri vajza shpëtuan për mrekulli nga një gomë gjigante kamioni që u shkëput gjatë lëvizjes.

Sipas rrëfimit të Ilir Morinës, mbesa e tij ishte me dy shoqe në supermarket, kur goma u shkëput papritur nga një kamion dhe fluturoi me shpejtësi drejt tyre. Fillimisht, goma goditi hyrjen e supermarketit dhe u kthye mbrapsht nga fuqia e përplasjes, duke goditur më pas një veturë në afërsi, e cila pësoi dëme të mëdha materiale.

“Po të kishte qenë goditja e parë vajzat, ato nuk do të kishin asnjë shans. Nganjëherë, midis jetës dhe vdekjes, qëndron vetëm një çast,” ka shkruar Morina, duke shtuar se jeta është më e brishtë se sa mendojmë dhe se duhet të jemi mirënjohës për çdo moment.