Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, teksa një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.
Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.
Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews