Arrestohet edhe një oficer korrektues për arratisjen nga paraburgimi në Mitrovicë

Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna dhe arrestuar nga Policia e Kosovës një oficer korrektues.

Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar ka arritur në gjashtë, përfshirë drejtorin e Qendrës, një mbikëqyrës të lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri.

“Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese”, ka deklaruar ajo.