Rashiti: Në vitin 2025 assesi nuk arsyetohet emërimi i partiakëve në administratë shtetërore

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për emërime partive në pozita të larta publike.

Duke aluduar në emërimin e djeshme të drejtorit të ATK-së, i cili ka qenë ish-kandidat i LVV-së për deputet, ai ka thënë se veprime e tilla nuk arsyetohen.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rashiti ka shkruar se emërimi i militanteve partia në pozita të larta publike është bërë i mundur përmes ndryshimeve ligjore ne kundërshtim me vlerat dhe kriteret e karrierës.

“Ne vitet pas pavarësisë edhe janë bërë emërime politike e nepotike….Nuk arsyetohet por ka pasur njerëz pak në sistem. Por në vitin 2025, assesi nuk arsyetohet emërimi i partiakëve e jo-kompetenteve në administratë dhe pozita menaxheriale. Kjo është bërë e mundur përmes ndryshimeve ligjore në kundërshtim me vlerat dhe kriteret e karrierës. Logjika e shëndoshë do të thoshte se qeveritë në vitin 2025 do ta bënin shumë më mirë së në vitin 2010-12-16-18-20 etj. Qeverisja dhe llogaridhënia do të ishte dashur të avancohej nga një qeveri të tjetra. Kjo do të ishte përparim…”, ka shkruar Rashiti.