Moska nuk tërhiqet: Ukraina t’i tërheqë trupat nga katër rajonet e pushtuara nga Rusia
Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Kievi duhet të tërheqë trupat ushtarak nga 4 rajonet që Moska ka pushtuar pjesërisht, si dhe Ukraina duhet të braktisë Ambicien e saj për t'u anëtarësuar në NATO.
Deklarata erdhi nga Alexei Fadeev, zëdhvnës I Ministrisë së jashtme Ruse që tha se vetë Vladimir Putin e ka bërë të qartë dicka të tillë edhe më herët. Deklarat e Kremlinit vjen dy ditë përpara takimit Trump - Putin në Alaskë, me presidentin Amerikan që ka deklaruar se për të arritur paqe në Luftën e Europës Lindore të dyja palët duhet të bëjnë lëshime territoriale.
Rusia kontrollon aktualisht 19% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, gadishullin e aneksuar në vitin 2014, rajonin e Luhanskut, i cili është 100% i pushtuar, si dhe pjesë të tjera të rajoneve të Donetskut, Zaporizhizhas dhe Khersonit që janë pushtuar nga forcat ushtarake të Moskës në mbi 70%.
Deklarata nga Zëdhënësi I Ministrisë së jashtme Ruse tregon se Kremlini pret që Ukraina të tërheqë trupat e saj nga terriotore që ende nuk i ka pushtuar për të garantuar marrjen e plotë të 4 rajoneve. Megjithatë dicka e tillë është kundërshtuar kategorikisht si nga Ukraina ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.
Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky është shprehur se vendi të tij mund ti duhet të lëshojë territore që Rusia aktualisht ka pushtuar, megjithatë këto territore nuk përfshin tokë apo territor I cili nuk është marrë ende nga forcat Ruse. Kreu i Shtetit Ukrainas mbërriti këtë të mërkurë në Berlin, kryeyqytetine e Gjermanisë atje ku u takua me kancelarin Fridrich Merz.
Liderët evropianë do të mbajnë këtë të mërkurë një takim virtual me presidentin amerikan Donald Trump përpara se kreu i Shtëpisë së Bardhë të takojë presidentin rus Vladimir Putin.
Biseda virtuale është organizuar nga Gjermania, ndërkohë që Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të lejohet të zgjedhë vetë mbi të ardhmen e saj. Donald Trump, presidenti amerikan shkroi këtë të mërkurë në Truth social se ditën e sotme do të flasë me liderët evropianë, duke i quajtur ata njerëz të shkëlqyer, të cilët duan të shohin një marrëveshje paqeje sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews