Kurti thekson suksesin e zgjerimit të rrjetit diplomatik të Kosovës
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova po përjeton përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin më të thellë diplomatik në historinë e saj.
Sipas tij janë arritur hapa të rëndësishëm me hapjen e ambasadave të reja në Kolumbi dhe Malajzi, si dhe themelimin e një misioni në Poloni dhe një misioni special pranë Selisë së Shenjtë.
“Kosova sot gëzon përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin diplomatik më të madh në historinë e saj. Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë kemi zgjeruar praninë diplomatike në nivele të papara, duke hapur ambasada të reja në Kolumbi dhe Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision special pranë Selisë së Shenjtë”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kosova today enjoys the widest representation and diplomatic reach in its history. We are proud that during our term we have expanded our diplomatic presence to unprecedented levels, opening a new embassy in Colombia, a new embassy in Malaysia, a mission in Poland and a special…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2025
Kurti ka shtuar se këto arritje forcojnë zërin e Kosovës në arenën globale dhe thellojnë partneritetet tona në të gjithë botën.