Alarm për prindërit kosovarë: Rreptësisht ndaloni përdorimin e telefonit te fëmijët
”Pa telefon nuk rrinë”.
Këtë shprehje jemi mësuar ta dëgjojmë shpësh kohëve të fundit nga prindërit për fëmijët e tyre.
Madje edhe atë se të vegjlit e tyre nuk han ushqimin pa e pasur telefonin në dorë.
E kjo mënyrë e rritjes së fëmijëve ka ngritur alarmin te logopedët e psikologët.
Logopedja, Elona Ismajli ka bërë të ditur se në klinikën ku ajo punon, cdo ditë e më shumë po paraqiten raste kur fëmijët po flasin gjuhën angleze dhe nuk po dinë t’i lidhin dy fjalë shqip.
Për këtë problem, ajo fajin ia lenë prindërve, të cilët sipas saj, nuk po i kushtojnë mjaftueshëm kohë fëmijëve të tyre.
Ajo kërkon nga ta që rreptsisht t’ua ndalojnë fëmijëve të moshave të hershme përdorimin e telefonit.
Sipas saj, gjuha angleze është përfim i madh, mirëpo shqipja është gjuha që duhet të jetë primarja.
Ajo thotë se prindërit duhet t’ju flasin fëmijëve në gjuhën shqipe.
Logopedja shpjegon se edhe nëse fëmijët marrin terapi logopedike dhe psikologjike për të mësuar shqip, nëse prindërit vazhdojnë t’i ekspozojnë para përmbajtjeve në gjuhë angleze, e gjithë puna shkon kot./klankosova