Sot varroset gruaja që vdiq në aksidentin e djeshëm në Komoran

Një grua ka vdekur e disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë veturave që ndodhi dje në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.

Viktima, një grua 62-vjeçare, do të varroset sot në Arbanë të Prizrenit.

Ceremonia e varrimit për Myvedete Sukën do të mbahet me fillim nga ora 16:40.

E ndjera la pas bashkëshortin e saj Jakupin, djemtë Bekimin dhe Bajramin, si dhe vajzën Pajtesën.

Humbja e saj tronditi familjen, miqtë dhe krejt rrethin shoqëror.