Ende në arrati i dyshuari për vrasjen në Hajvali

Mbrëmë në Hajvali është vrarë me armë zjarri një person.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari tashmë është identifikuar dhe është në kërkim policor, përderisa theksohet se në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur një gëzhojë e armës, shkruan Zeri.info.

Theksojmë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë vrarë pesë persona.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje

Hajvali, Prishtinë / 11.08.2025 – 21:46. Një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. /Zëri