Vrasje në Hajvali të Prishtinës, viktima dërgohet pa shenja jete në QKUK

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Telegrafi/