Ekran i madh, çmim i ulët – më 19 gusht të gjithë në Cinestar për vetëm 2 €

Mos e humb aksionin më të madh të verës. Vetëm për një ditë – më 19 gusht, të gjitha biletat e filmave kushtojnë vetëm 2 €, vetëm në CineStar Prishtina Mall!

Është koha të mbushësh ditën me emocion, adrenalinë dhe shumë të qeshura, sepse filmat më të rinj dhe hit po ju presin.

Promocioni tradicional njëditor veror, për kënaqësinë e të gjitha brezave, ka tërhequr mijëra njerëz çdo vit, të cilët shpesh shikojnë dy filma në ekranin e madh në një ditë.

Çfarë mund të shohësh për vetëm 2 €?

Vizitorët do të mund të shijojnë hite si Fantastic 4: The First Steps , një aventurë retro-futuriste vizualisht mbresëlënëse e Marvel, përgatitu për aksionin epik të Jurassic World: Rebirth, qesh me klasiken komike me Pamela Anderson dhe Liam Neeson Naked Gun, eksploro dramën moderne me Materialists, argëtohu me të gjithë familjen me The Smurfs, shijoni rikthimin legjendar të Karate Kid: Legends, dhe përjeto emocionin e shpejtësisë me F1 Movie, me Brad Pitt dhe Javier Bardem, pastaj është Superman që paralajmëroi një epokë të re të filmave DC.

Për ata që duan horror dhe mister, ju presin Weapons, Bring Her Back , Together – vetëm a keni guxim t'i shikoni!

19 gusht, është dita jote për të shikuar më shumë, me më pak!

Zgjedh filmat e preferuar, merr shoqërinë dhe familjen me vete dhe përjeto kinemanë CineStar me formatet më të mira. Biletat janë vetëm 2 €, dhe emocionet janë të pazëvendësueshme! Vetëm më 19 gusht, – mos e le pa e përjetuar!

Gjeni më shumë infomacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikaconit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë. Numri i vendeve është i kufizuar, rezervimet nuk janë të mundura, kështu që rekomandohet të siguroni biletat tuaja në kohë dhe të përfitoni nga kjo mundësi e jashtëzakonshme për një përvojë kinemaje të nivelit të lartë me çmimin më të mirë këtë verë.