Kurti: Serbia po shpërndan mesazhe të rreme në botë kundër Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

\

“Me miliona të shpenzuara për lobim dhe komunikim ndërkombëtar, lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse, po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë mesazhe të rreme kundër Republikës sonë”, tha Kurti.

\

Ai theksoi se urat e bashkëpunimit nuk ndërtohen vetëm në sallë, por gjatë gjithë vitit.

\

\