“I keni duart me gjak” - qytetarët të revoltuar ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë

Në qytetin e Gjilanit qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre pas vrasjes së trefishtë, që ndodhi të dielën e 10 gushtit.

Para ndërtesës së Gjykatës së Gjilanit dhe në muret e saj u vendosën mbishkrime të ndryshme nga qytetarët.

“I keni duart me gjak”, “Fajdexhia i fortë e gjykatës shumë”, “Qendra e fajdeve”, “Gjykata në shërbim të fajdexhive”, ishin disa nga mbishkrimet e vendosura.

Ky reagim vjen pas vrasjes së trefishtë dhe ngjarjeve tjera të dhunshme në Gjilan, që kanë tronditur thellë komunitetin dhe kanë ngjallur shqetësim të madh për sigurinë publike.

Institucionet e drejtësisë dhe policia janë nën presion të lartë për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të garantuar që autorët të marrin dënimin meritor. /Telegrafi