Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen me thikë të një personi në Zhur të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.