37 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 18 ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dalë me një raport mbi gjendjen e zjarreve në Kosovë.
Sipas këtij raporti, në vend janë regjistruar 37 vatra aktive të zjarrit, raporton Zeri.info.
19 prej tyre janë lokalizuar, kurse 18 janë ende aktive.
Kjo agjenci, ka thënë se menaxhimi i sutuatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. /Zëri