Kujdes, sot temperaturat deri në 36 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë moti do të jetë me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36 gradë celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP”, bën thirrje IHMK-ja. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: