Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz
Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia ekstreme dhe kushtet e thata nxisin përhapjen e tij të shpejtë.
Zjarri, i quajtur Zjarri i Kanionit, shpërtheu të enjten pasdite përgjatë kufirit të qarqeve Ventura dhe Los Angeles.
Më shumë se 2,700 banorëve u është kërkuar të evakuohen, ndërsa 14,000 njerëzve të tjerë u janë dhënë paralajmërime për evakuim, tha Departamenti i Zjarrfikësve i Qarkut Ventura në një deklaratë.
Zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, me 25% të perimetrit të tij nën kontroll që nga e premtja, thanë zyrtarët.
Nxehtësia ekstreme dhe kushtet e thata po i ndërlikojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që temperaturat të arrijnë në 37.7°C në ditët në vijim.
Zjarri Gifford, flakët më të mëdha aktive në shtet, kanë përfshirë pothuajse 100,000 hektarë dhe po digjen në të gjithë qarqet San Luis Obispo dhe Santa Barbara.