Trumpi flet sërish për Kosovën dhe Serbinë: Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente, shpëtuam shumë jetë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish ka folur për një konflikt të cilin thotë se e ka ndaluar mes Kosovës e Serbisë.
I pari i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për media, e përsëriti qëndrimin se konflikti ishte gati të shpërthente.
Madje, theksoi se shpëtuan shumë jetë, raporton nacionale.
“Në Serbi dhe Kosovë, ne ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente.
Nuk na pëlqeu fare, nuk na pëlqeu. Shpëtuam shumë jetë aty”, tha ai.