Limaj në përurimin e nënkalimit në Malishevë: Qyteti është transformuar, merita i takon Ekrem Kastratit
Në Malishevë sot është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor, ku shumë qytetarë morën pjesë në këtë ceremoni. Pjesë e kësaj ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili gjatë fjalimit të tij, meritat për këto transformime ia dha kryetarit të kësaj komune, Ekrem Kastratit.
Limaj i ka uruar qytetarët e Malishevës që tashmë do të t’i shfrytëzojnë këto transformime të qytetit.
“Urime Malishëve, këto projekte gjigante që kanë transformuar përjetësisht jetën e qytetarëve të Malishevës. Po ndihem i lumtur kur shoh fëmijët tanë, që kanë një bulevard, një shesh ku mund të dalin të shëtiten në qytetin e tyre. Kënaqem kur fëmijët e mërgimtarëve tanë, vijnë këtu në Malishevë, nuk kanë nevojë të dalin jashtë qytetit, por i shijojnë bukuritë e qytetit të tyre.
Ndihem i lumtur kur shoh nënat tona, gratë dhe vajzat që shëtisin lirshëm në bulevardin e dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku. Malisheva është transformuar në një qytet urban, dhe për këtë merita i takon kryetarit të komunës, Ekrem Kastratit”, tha Limaj.