Presidenti rus zbulon vendin e samitit javën e ardhshme

Kur gjithcka dukej thuajse gati për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, një pengesë e re mund të ndryshojë gjithcka.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, presidenti amerikan I ka vendosur kusht homologut të tij rus në mënyrë që të dy të kenë mundësinë të flasin përballë.

Sipas NYT, që citon një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, Trump do të pranojë një takim me Putin vetëm nëse presidenti rus pranon  të flasë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë Politico, që po ashtu citon një zytrat amerikan që foli në kushte anonimiteti, thotë se Putin duhet të takohet fillimisht me Zelenskyn, në mënyrë që të sigurojë një takim me Donald Trump.

Zhvillimet e reja vijnë pasi Kremlini kishte konfirmuar takimin mes dy liderëve që supozohet të mbahet në ditët në vijim. Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi mund të mbahet në Emiratet e Bashkuara, teksa nuk e hodhi poshtë mundësinë e një takimi me Zelenskyn.

Ky I fundit e kishte kërkuar më herët takimin me homologun e tij rus, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme e momentit është që Moska të ndërmarrë hapa konkretë për t’I dhënë fund luftës.

Takimi mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin do të ishte I pari mes dy liderëve që prej kur Trump mori mandatin e dytë. Nëse skenari I një takimi tri palësh do të realizohej, kjo do të shënonte gjithashtu herën e parë që Putin dhe Zelensky do të ishin përballë njëri tjetrit që prej vitit 2019. Shancet që Takimi Trump Putin të sjellë mbylljen e Luftës në Europën Lindore janë të pakta sipas asaj që thonë ekspertët e çështjeve ndërkombëtare dhe diçka e tillë lidhet me faktin se Moska dhe Kievi kanë kërkesa shumë të ndryshme. /abcnews