Arrestohet në Bërnjak një shtetas i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë në veturë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani.

Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.