Drita mposhte me shumë mund nga FCSB në Rumani, gjithçka e hapur për ndeshjen kthyese në Prishtinë
Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj FCSB-së në Rumani.
Skuadra gjilanase e nisi mbarë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, kur Veton Tusha mposhti portierin vendas me një goditje precize.
Drita vazhdoi të krijonte raste përmes harkimeve nga krahët, por mungesa e përqendrimit në zonën kundërshtare bëri që ato të mos konkretizoheshin.
FCSB e pati rastin e parë serioz në minutën e 25-të, me një goditje të fuqishme nga Adrian ëut, e cila u devijua nga mbrojtja e Dritës.
Në fund të pjesës së parë, një kombinim i bukur nga lojtarët e Dritës nuk u finalizua siç duhej, dhe rezultati mbeti 1-0.
Pjesa e dytë filloi në mënyrë të shkëlqyer për Dritën, që dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të me golin e Arb Manajt, pas një asisti të saktë nga Blerim Krasniqi.
Megjithatë, vetëbesimi i lartë i skuadrës kosovare u ndëshkua shpejt nga vendasit.
Në minutën e 64-të, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin në 2-1 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Vetëm tetë minuta më vonë, Daniel Graovac barazoi shifrat me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së Dritës.
Në minutën e 90+3-t, FCSB fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Daniel Birligea, për rezultatin final 3-2.
Megjithatë, vetëbesimi i lartë i skuadrës kosovare u ndëshkua shpejt nga vendasit. Në minutën e 64-të, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin në 2-1 pas një kundërsulmi të shpejtë. Vetëm tetë minuta më vonë, Daniel Graovac barazoi shifrat me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së Dritës. Në minutën e 90+3-t, FCSB fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Daniel Birligea, për rezultatin final 3-2. Megjithatë, kjo humbje me këtë rezultat në transfertë nga kampionët e Superligës së Kosovës mund të përmbyste në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të kërkojnë një fitore historike për të siguruar kualifikimin.
Megjithatë, kjo humbje me këtë rezultat në transfertë nga kampionët e Superligës së Kosovës mund të përmbyste në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të kërkojnë një fitore historike për të siguruar kualifikimin.
Here is the goal from Veton Tusha pic.twitter.com/ZVYwn4eieY
— Itsbn007 (@Itsbn007) August 7, 2025