Pesë të lënduar në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë
Pesë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksident të ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë.
Lajmin për Zeri.info. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku sipas saj aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.