Osmani publikon letrën e Trumpit: Kosova me SHBA-në, në çdo sfidë e sukses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën, të cilën e ka pranuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Osmani ka falënderuar Trumpin për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, shkroi Osmani. /Zëri