Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohen dy persona
Të mërkurën rreth orës 09:30 në aeroportin “Adem Jashari” është raportuar një rrahje, ku të përfshirë janë dy meshkuj.
Sipas Policisë, pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, njëri prej të dyshuarve është liruar, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Lëndim i lehtë trupor
Aeroporti “Adem Jashari”, 06.08.2025 – 09:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, njëri prej të dyshuarve është liruar, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.