“Lej Albuminat”, Korenica rrëfen përvojën kur vajza i ishte operuar dhe ishte detyruar të blinte penj
Kryeministri në detyë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë së mërkurës vizituan punimet në Klinikën e Kardiologjisë.
Gjatë një konference për media, Kurti u pyet për mungesën e barnave dhe iu drejtua gazetares me “lej albuminat, por thuaji pronarëve të mediumit tuaj t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta e për një situatë të tillë ka reaguar edhe ish-deputeti Visar Korenica, duke treguar një ngjarje të ndodhur në vitin 2023, kur edhe atëherë kishte mungesë të barnave e mjeteve esenciale mjekësore, raporton Zeri.info.
Korenica tha se kur vajza e tij u fut në sallë, doktorët i kishin thënë se nuk kanaë aspiratorë, pejë dhe se ato duhet të blihen nga vetë pacientët.
“24 prill 2023
Vajza ime u fut në sallë operimi, e traumatizuar, pa përgatitje psikologjike, e pa asnjë fjalë qetësuese.
Kur mendoja që më e rënda kaloi, del mjeku dhe më thotë:
‘S’kemi pej as aspirator. Duhet me i ble vetë’
Pra, vajza në sallë, në atë gjendje emocionale ndërsa mjekët presin për pajisjet më elementare.
Kjo nuk ndodh askund, përveçse në kohë lufte.
Nxitoj t’i siguroj mjetet që kërkohen. Ndërkohë më afrohet një mjek tjetër dhe më thotë:
“Edhe mantela njëpërdorimshme nuk kemi mjaftueshëm’”.
Korenica thotë se për këtë gjendje informoi ministrin Arben Vitia, por që nuk është ndërmarrë asgjë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.
“Qeveria në detyrë po na bën me dije që të mos ankohemi për barna.
Pra, Leji ti Albuminat...!”, shkroi ish-deputeti. /Zëri