Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në Serbi, temë e diskutimit të Kurtit me Sorensenin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot përfaqësuesin e posaçëm të të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takimë është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, raporton Zeri.info.

Kurti po ashtu ka njoftuar Sorensenin për mvështetjen finaciare që i është dhënë ndër vite komunave me shumicë serbe.

“Në anën tjetër, kryeministri ngriti shqetësimin e tij me emisarin Sørensen në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të krerëve të Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimet arbitrate të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit tranzit përmes Serbisë nga autoritetet serbe, ndaj të cilëve kërkoi reagim të zëshëm dhe dënues nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. /Zëri