Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Indi, mbi 100 persona të zhdukur

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një person ka vdekur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje shkatërruese në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC.

Disa ekipe ushtarake janë pozicionuar në Dharali që nga e marta, por forca të tjera të reagimit ndaj katastrofave dhe zyrtarë të distriktit nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në zonë për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe reshjeve të dendura të shiut.

Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur shtetin himalajan të Uttarakhand gjatë javëve të fundit.

Rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në Uttarkashi, sipas një deklarate nga kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, për gazetarët.

Ndërkaq, të paktën 10 ushtarë të pzocionuar në bazën Harsil janë gjithashtu të zhdukur, sipas zyrtarëve.

Operacionet e shpëtimit po ecin me ritëm të ngadaltë pasi llumi dhe mbeturinat mbulojnë zonën./abcnews