Shoqërohet në Polici qytetari nga Shqipëria, që përdhosi flamurin e Kosovës në shesh

Një shtetas nga Shqipëria është shoqëruar sot në Polici, pasi kishte përdhosur flamurin e Kosovës në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se ka shoqëruar shtetasin e Shqipërisë dhe i njëjti po intervistohet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informacione të tjera do të jepen pas intervistimit, ndërsa prokurori pritet të caktoi për hapat tutje. /Zëri