Qytetari nga Tirana e shkel flamurin e Kosovës në qendër të Prishtinës, zihet edhe me një kalimtar të rastit [video]

Një qytetar i ardhur nga Tirana ka shkelur me këmbë flamurin e Kosovës në qendër të Prishtinës.

Duke u thirrur në motivet patriotike për bashkim kombëtar, ai ka thënë se nuk e njeh flamurin shtetëror të Kosovës.

Si rezultat, u konfrontua edhe me Ramadan Nishorin, të mbijetuarin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, i cili ia mori flamurin dhe ia largoi nga këmbët.

“Nuk guxon t’i me e shkelë”, dëgjohet teksa i thotë Nishori.