Aksident në Veternik, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Veternik në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ndërsa një person është lënduar, raporton Zeri.info.
Policia konfirmoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (1 kamion dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, konfirmoi për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri