Nis takimi i Osmanit me Sorensenin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen.

Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e Presidentes Osmani.

Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

 

Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.

Takimi Osmani – Sorensen vjen në kohën e krizës institucionale në Kosovë dhe protestave në Serbi, që, siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.