Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë ndaj Qarabag
Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje ndaj Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Champions League.
Ndeshja e zhvillua të martën mbrëma në stadiumin "Tose Proeski" në Shkup, ku kuqezinjtë kishin shpresuar të krijonin epërsi përpara sfidës së kthimit që do të luhet pas një jave në Azerbajxhan, është mbyllur me rezultat minimal 0-1.
I vetmi gol i takimit është realizuar në minutën e tetëmbëdhjetë nga Toral Bayramov, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë pas një vendimi për penallti të konfirmuar nga VAR-i. Bayramov ka goditur pa i lënë asnjë mundësi portierit të Shkëndijës, Baboucarr Gaye.
Shkëndija e ka pasur një rast të artë për ta barazuar në minutën e tetëdhjetë e tetë, kur sulmuesi Besart Ibraimi ka krijuar hapësirë dhe ka goditur nga distanca, por tentativa e tij është ndalur pa vështirësi nga portieri polak i Qarabag, Mateusz Kochalski.
Pavarësisht disavantazhit, skuadra e trajnerit Jeton Beqiri mbetet ende në lojë për një vend në fazën tjetër, ndërsa takimi i kthimit në Azerbajgjan do të jetë vendimtar për fatin e Shkëndijës në këtë edicion evropian.