U gjet i varrosur në një arë, Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Lipjan

Gjatë së hënës është regjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Baicë të Lipjanit.

Në këtë fshatë është gjetur i varrosur në një arë një person, shkruan Zeri.info.

Përmes raportit ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas gjetjes së trupit të pajetë, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka konstatuar se trupi i viktimës është ende i freskët, përderisa theksohet se akoma nuk dihet identiteti i tij.

Mirëpo familjarët kanë thënë se bëhet fjalë për Enver Bajraktarin nga ky fshat, përderisa kanë theksuar se i njëjti nuk ka pasur konflikt me askënd.

“Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thekson Policia.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje e rëndë

Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025 - 12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeç, trup i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerrë trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar. /Zëri