Dua Lipa falënderon artistët që morën pjesë në “Sunny Hill”: E bëtë Prishtinën të shkëlqej
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë disa fjalë në përmbyllje të Festivalit “Sunny Hill”.
Ajo falënderoi të gjithë artistët pjesëmarrës në këtë edicion, teksa u shpreh e përmbushur me mbarëvajtjen e festivalit, shkruan Zeri.info.
“Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur, faleminderit që u shfaqët, ndatë energjinë tuaj dhe ndriçuat çdo moment me ne. Ju e bëtë Prishtina të shkëlqente edhe më shumë.
Dhe për fansat tanë të mrekullueshëm UAU UAU UAU Ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Ju kërcyet, kënduat, festuat me ne dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.
Nga thellësia e zemrave tona, ju falënderojmë. Ju duam pafundësisht. Deri vitin tjetër…”, shkroi këngëtarja në Facebook. /Zëri