Stuhi me shi e breshër në Brezovicë, ndërpritet qarkullimi

Një stuhi e fuqishme shiu, e shoqëruar me breshër, ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.

Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë.

Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht, sipas “Radio Borzani”.

Meteorologët kanë paralajmëruar stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.