Kurti flet pas takimit me Bakerin: Të gatshëm të fuqizojmë edhe më tej raportet me ShBA-në
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker.
Kurti tha se me Baker folën për raportet bilaterale mes të dy vendeve dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
“Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë”, shkroi Kurti.
Në takim, përveç Kurtit të pranishëm ishin edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.