Të shtëna me armë në një dasmë në Ferizaj, Policia gjen 50 gëzhoja

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, rreth orës ka pranuar një informatë se në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se, menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve.

”I dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie.Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale:

- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”,

- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri