Dua Lipa i adresohet publikut pas natës së parë të Sunny Hill Festival: "Ju dua me krejt zemrën!"
Pas performancës së saj elektrizuese në natën e parë të Sunny Hill Festival 2025, Dua Lipa ka ndarë emocionet me ndjekësit përmes një postimi në rrjete sociale.
Këngëtarja me origjinë nga Prishtina theksoi se festivali është krijuar me shumë dashuri për qytetin e saj të lindjes dhe u shpreh thellësisht mirënjohëse për përjetimin që pati me publikun kosovar.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e kemi krijuar me shumë dashuri për qytetin tonë, Prishtinën, dhe ta shohësh që po merr jetë në këtë mënyrë është përtej çdo ëndrre që kam pasur,” shkroi ajo.
Dua tha se ndarja e skenës me të atin, Dukagjin Lipa, ishte një moment i paharrueshëm dhe shtoi:
“Të performoj për ju, dhe të ndaj skenën me babain tim, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.”
"Ta ndaj këtë natë me ju të gjithëve, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është vështirë ta përshkruaj me fjalë se çfarë domethënie ka për mua."
Ajo përfundoi mesazhin e saj me një deklaratë dashurie për publikun:
“JU DUA me krejt zemrën ë”
Sunny Hill Festival do të vazhdojë me dy net të tjera plot muzikë dhe energji në zemër të Prishtinës.