Osmani flet pas takimit me Bakerin: Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker.
Presidentja, në postimin e saj ka theksuar se Kosova është më e fortë kur SHBA-të qëndrojnë krah nesh, dhe po ashtu, është më e sigurt dhe më e zhvilluar.
Osmani ka deklaruar edhe se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta mirëpres sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker.
Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike.