Kina: Paqja në Ukrainë arrihet me marrëveshje
Kina ka deklaruar se paqja në Ukrainë arrihet me marrëveshje. Kina i është përgjigjur përfaqësuesit amerikan që e akuzoi se ishte kthyer në “furnizuesen e luftës ruse”.
Përfaqësuesi kinez, Geng Shuang hodhi poshtë këto akuza duke i cilësuar si shpifje kundër Kinës dhe të papranueshme.
“Kina nuk e nisi krizën e Ukrainës dhe nuk është palë pjesëmarrëse në të. Kina nuk ka furnizuar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjërën nga palët në konflikt dhe ka kontrolluar rreptësisht eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë dronë”, ka thënë më tej ai.