Sindikalistët e RTK-së paralajmërojnë protestë më 5 gusht
Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar një protestë të përgjithshme të punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës, e cila do të mbahet më 5 gusht 2025, duke filluar nga ora 11:00 në sheshin "Ibrahim Rugova" para Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës së Kosovës.
Sipas njoftimit të dy organizatave sindikale, kërkesa e vetme është transferimi i buxhetit të RTK-së, i cili tashmë është i miratuar me ligj, në mënyrë që punonjësit të mund të marrin pagat për punën e kryer.
"Deri atëherë, përserisim kërkesën tonë drejtuar Qeverisë në detyrë, që të marr veprime të menjëhershme dhe të gjejë zgjidhje për të transferuar mjetet financiare në këtë situatë të rëndë për transmetuesin publik, e rrjedhimisht për të shmangur protestat dhe veprimet e tjera sindikale të punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës", thuhet në njoftimin e sindikatave.