Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sipas propozimit të Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), ka emëruar sot Kreshnik Haxhiun në pozitën e zëvendësdrejtorit të AMIK.
“Kryeministri e uroi z. Haxhiu për pozitën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.