Dua Lipa dhe Fatboy Slim gati për të ndezur skenën

Sot në Prishtinë starton Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, dhe dita e parë premton spektakël të vërtetë.

Dua Lipa, krenaria shqiptare me famë botërore dhe themeluese e festivalit, do të ngjitet në skenën kryesore mbrëmjen e sotme, duke performuar disa nga hitet e saj më të mëdha.

Pas mesnate, atmosfera do të marrë një tjetër dimension kur në skenën C4 të dalë legjenda britanike e muzikës elektronike, Fatboy Slim, me një set të zjarrtë.

Përveç tyre, line-up-i i sotëm përfshin edhe artistë të njohur shqiptarë si Deezy, Art Lokaj & TNM, Kida, Sienna Spiro, Cil, Edis dhe Tayna, të cilët do të ndezin publikun para dy emrave kryesorë të mbrëmjes.

Sunny Hill Festival premton përvojë unike muzikore dhe energji që do të zgjasë për tri ditë me radhë.