Kraki: Kompromisi i vetëkuptueshëm në politikë, nuk është e udhës të bllokohet Kosova

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, tha se kompromisi është i vetëkuptueshëm në politikë.

Në takim diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, Kraki tha nuk është e udhës që të bllokohet Kosova, me pasoja që mund të jenë edhe më të rënda.

“Situata mundet të ndryshojë, votat mund të ndryshojnë, edhe përqindjet. Prandaj, nuk më ka dalë e udhës mua që të bllokohet i gjithë procesi, të bllokohet Kosova, me pasoja që mund të jenë edhe më të rënda, ditëve ose javëve që vijnë. S’më ka dalë e udhës që kjo bllokadë të realizohet dhe të shkojë kaq gjatë mbi bazën e një apo dy pretendimeve që nuk kanë bazë”.

Kraki tha se sistemi duhet të jetë totalisht funksional.

“Dhe palët duhet t’i konfirmohen sistemit. Sepse situata mund të ndryshojë, edhe votat mund të ndryshojnë. Kompromisi duhet të jetë i vetëkuptueshëm në politikë, por kjo kërkon kulturë në politikë. Unë nuk jam që gjykata të na e transmetojë neve një të drejtë që të merremi vesh”, tha ai.