Protestë e punëtorëve të KOSTT-it, kërkojnë rritje pagash
Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it po mban protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.
Po kërkohet rritja të pagave, siç thanë, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.
Njëherësh, janë shtruar edhe një varg shqetësimesh të tyre në pankartat që mbanin në duar për padrejtësitë dhe diskriminimet në KOSTT, për kompensimin e orëve, për konkurset e brendshme, përshkrimin e vendeve të punës etj.
Edhe në njoftimin e Sindikatës së pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it për këtë protestë thuhej se kërkojnë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve. /EO