Arrestohet personi i kërkuar, ishte i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim

Në një operacion të befasishëm që policia e Fushë-Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestojë personin e kërkuar, i cili ishte i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim.

Personi i arrestuar është Sh.Sh., i moshës 45-vjeçare, transmeton Zeri.info.

“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton Policia. /Zëri