Dhunohet një grua në Mitrovicë nga dy të panjohur

Një femër është dhunuar në jug të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë viktimën dhe më pas e kanë dërguar në një lokacion tjetër, ku edhe e kanë dhunuar, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia, viktima pritet të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

Raporti i plotë i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunim

Mitrovicë jug / 30.07.2025 – 00:30. Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe me pas të njëjtët e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor. /Zëri