Gjithandej rreth nesh, ja si t’i skanoni lehtësisht QR kodet
Sa shpesh përdorni skanerin e integruar të QR kodeve në Android?
Mund ta shtoni lehtësisht në panelin e Cilësimeve të Shpejta (Quick Settings), dhe tani që është përmirësuar, më në fund mund t’ju shërbejë mirë. Nëse nuk doni ta shtoni në Quick Settings, skanerin e QR kodeve mund ta hapni edhe nga shkurtorja në ekranin e kyçur.
Shkoni te Cilësimet > Ekrani dhe prekja > Ekrani i kyçur > Shkurtoret, që do t’ju lejojë të ndryshoni dy shkurtoret në ekranin e kyçur që ndodhen në qoshet e poshtme majtas ose djathtas të ekranit.
Zgjidhni skanerin e QR kodit dhe vendoseni si shkurtore majtas ose djathtas, pastaj shtypni butonin “Zbato” në këndin e sipërm djathtas. Kjo është e gjitha! Nëse përdorni shpesh skanerin e QR kodeve, shkurtorja në ekranin e kyçur është opsioni më i mirë për ju.
Google kohët e fundit përditësoi skanerin e QR kodeve pas njoftimeve të muajit maj. Kur e hapni, do të vini re se Google ka shtuar një animacion të vogël që tregon se si katër qoshet e një katrori të rrumbullakosur bashkohen së bashku.
Para përditësimit, nëse QR kodi i skanuar identifikohej, URL adresa e faqes që kodi drejtonte shfaqej bashkë me një buton me tekstin “Hap”.
Tani, QR kodi shfaqet në qendër të ekranit. URL-ja ndodhet pranë fundi të faqes me tre butona në formë pilule që ju mundësojnë veprimet e mëposhtme:
Hap – Ju çon në faqen për të cilën është krijuar QR kodi
Kopjo tekstin – Kopjon URL-në që ta ngjisni më vonë diku tjetër
Ndaj – Hap funksionin e ndarjes së Android-it, duke ju mundësuar të ndani URL-në direkt përmes WhatsApp-it, email-it etj. /Telegrafi