Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu.
IHMK-ja bën të ditur se sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: